Integrimi/ Ministrja Xhaçka: Hapja e bisedimeve me BE-në është një hap që duhet ndërmarrë

20/10/2021 17:33

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka i ka shprehur mirënjohjen Komisionit Europian për mbështetjen në rrugëtimin tonë drejt BE-së, në veçanti për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë.

Përmes një shënimi në Twitter, Xhaçka shkruan se ky është një hap që duhet ndërmarrë bazuar dhe në arritjen e reformave që vendi ynë ka bërë.

“Angazhimi i përbashkët i SHBA dhe BE në rajonin tonë është vendimtar në konsolidimin e stabilitetit, prosperitetit, shtetit të së drejtës dhe demokracisë. Mirënjohëse për mbështetjen në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian, në veçanti për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë. Ky është një hap që duhet ndërmarrë bazuar dhe në arritjen e reformave, gjë e cila u konfirmua dhe nga Komisioni Evropian”, shkruan Xhaçka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA