Kryedemokrati Lulzim Basha ka argumentuar sot para gazetarëve tre amendamentet që ka depozituar në Kuvend.
Kujtojmë se PD përmes tre propozimeve kushtetuese kërkon rikthim të koalicioneve parazgjedhore, rikthim të komunave dhe Veting të politkanëve përmes një strukturë të posaçme të ngritur.
Sipas tij, sistemi i komunave duhet të ngrihet pasi kjo do t’ua lehtësojë jetën qytetarëve. Ai thotë se një qytetar duhet të udhëtojë me kilometra për të marrë një shërbim.
“Depozituam 3 amendamentet kushtetuese. Reforma territorial u hoqi shqiptarëve, që nga mbledhja e plehrave, shtrimi i rrugëve, kujdesi për fëmijët. Një pushtet i shkatërruar i zëvendësuar me 61 bajraktarë dhe qindra të emëruar të tyre që i grabisin shtetit më shumë se sa i kushtonin të akuzuarit. Në kushtetutë ka një nen që komunat ende ekzistojnë. Ka një vullnet që unë e kam prekur në çdo tur për të pasur pushtetin vendor afër qytetarëve. Kjo ndarje nuk u përgjigjet kërkesës elementare të qytetarëve. I çon për shërbimin më të vogël me kilometra larg. Propozimi i tretë ka të bëjë me Vettingun e politikanëve. Koncepti për ta pastruar politikën shqiptare nga politikanë që nuk justifikojnë pasuritë e tyre. Ja një ndryshim themelor. Referojuni Komisionit të Venecias. Ne e dimë fare mirë që procesi i kontrollit të deklarimit të pasurive ka qenë në kritikë të vazhdueshme dhe si rezultat numri dhe niveli i subjekteve që kanë provuar forcën e ligjit është shumë modest, ndërkohë që kemi fakte konkrete që ne i kemi denoncuar të pasurive marramendëse të politikanëve shqiptarë”, tha Basha.
2. Relacioni i projektligjit për ndryshimet kushtetuese
Top Channel