Në një konferencë për gazetarët, kreu i PD, Lulzim Basha është pyetur nëse duhet të japë dorëheqjen nga posti për të mos çuar opozitën në përçarje.

Basha tha se bazuar në sondazhet që ka bërë, 95% e demokratëve duan që të udhëheqë betejën dhe mbështesin axhendën e tij për të pastruar politikën.

Pyetje: Zoti Basha, sipas një sondazhi rreth 85% e anëtarësisë së PD janë kundër drejtimit të PD nga ana juaj. A mendoni se në këto kushte duhet të jepni dorëheqje nga posti për të mos e çuar PD në përçarje?

Lulzim Basha: Sipas sondazheve të mia, 95% e demokratëve kërkojnë që të udhëheq unë betejën kundër regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe mbështesin axhendën e përcaktuar nga unë për të pastruar politikën nga llumi i tranzicionit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA