A duhet vetting për politikanët? Shehi: Mbështes qëllimin, por nuk jam për SPAK! Të fillojë me Bashën dhe ‘shefat’

20/10/2021 21:15

Kryetari i PD-së u rikthye tezës dhe idesë së tij për vetting në radhët e politikës. Në një konferencë për shtyp ai tha se kjo është mënyra e vetme për të ndryshuar Shqipërinë dhe politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit.

Kryedemokrati u vetë-ofrua që vettingu i politikanëve të fillohej nga vetë ai dhe të bëhet nga SPAK!

Deputeti Dashamir Shehi, i ftuar sot në ‘Open’ tha se mbështet këtë tezë, por shton më tej se duhet që hetimi të kryhet nga një strukturë tjetër dhe jo Prokuroria e Posaçme.

Shehi shpreson që ky proces të fillojë nga kryedemokrati Basha e të vazhdojë me ‘shefat’ e tjerë.

Shehi: Ky qëllimi është i mirë ta pastrojmë politikën dhe mirë do ishte kjo punë, se në këto 30 vjet janë pasuruar në mënyrë të përshpejtuar me mijëra njerëz prej politikë, prej abuzimeve me paratë pulbike. E mbështet si qëllim, si formulë hajde ta diskutojmë. SPAK ça do bëjë më përpara? Po i ngarkojmë këto struktura. Ideja është që SPAK do na zgjidhë këto hallet e mëdha  dhe po ta ngarkojmë me këtë çështje të shkallës administrative, ne deklarojmë pasurinë, n.q.s ka çështje penale SPAK aty është. Ne kemi akoma prokurori e hetues, shteti i ka të gjitha veglat për tu marrë me këtë punë. Jam dakord me qëllimin e mirë! Nuk jam dakord të përziejmë gjithë gjerat bashkë. Nëse zoti Basha do them se duhet ta studiojmë së bashku, duhet ngritur një strukturë, jo ato që janë të përfshira, sepse do nxjerrim jashtë loje SPAK. Duhet gjetur një mekanizëm tjetër që duhet të jetë më i thjeshtë dhe më transparentë. Sepse SPAK heton penalisht në mënyrë të heshtur ndërsa ne kemi nevojë për transparencë. Do bëhet zhurmë shumë e punë pak. Procesi është i rëndësishëm, është i drejtë, shpresoj që të fillojë nga Basha dhe shefat. Besoj se shqiptarët e dinë kush janë të korruptuarit. Kam frikë se disa mund të certifikohen si të pa korruptuar, ndërsa pasurimi i politikanit raporti me gjënë publike është diçka e verifikueshme në jetën e përditshme. Ai që ka qenë i ndershëm 20 vjet para nuk është më! Nuk jam për SPAK, se 15 veta aty të na bëjnë nja 4 punë që presim se sa ti hyjnë batakut të madh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA