Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka i është përgjigjur Lulzim Bashës, i cili tha në daljen para gazetarëve se e mbështesin 95% e demokratëve që të vijojë betejën kundër regjimit Rama-Doshi-Rakipi.
Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Paloka i thotë Bashës që të kërkojë votëbesimin e demokratëve në mënyrë që të ndalet përçarja e opozitës, e shkaktuar nga vendimi i 9 shtatorit për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD.
Paloka thotë se nëse 51% e demokratëve e mbështesin, le të vijojë të qëndrojë në krye të PD dhe të gjithë demokratët t’i bashkohen për betejën me Edi Ramën.
Postimi i plotë:
Lul!
Nëse ke bindjen se 95% e demokratëvde të mbështesin, atëherë na e hiq këtë siklet ku na ke futur të gjithëve. Mos jep dorëheqje, nëse ke bindjen që ke vepruar drejt dhe për këtë ke mbështetjen e 95% të demokratëve, kërko votëbesimin e tyre dhe ndale përcarjen që po thellohet cdo ditë e më shujmë prej vendimit tënd personal të 9 shtatorit! Nëse 51% e jo 95% e demokratëve të mbështesin, ke gjithë legjitimitetin të vazhdosh në krye të PD e të gjithë demokratët kanë detyrimin të bashkohen për të bërë betejën me atë që është armiku jo vetëm i demokratëve po i gjithë shqiptarëve, Edvin Kristaq Ramën!
Po për këtë, pas situatës që është krijuar, më parë duhet të marrësh votëbesimin e demokratëve. Vota e atyre që përfaqësojnë duhet të vendosë për të gjithë ne!
Top Channel