04/11 22:57
Një tërmet i shkallës rihter 6.1 ballë u shënua këtë mëngjes në hapësirën detare mes ishullit të Rodosit dhe Karpathos në Egjeun lindor.
Lëkundja ishte shumë e fortë por deri tani nuk njoftohen dëme. Në zonë po dërgohen ekipe shpëtimi për të parë nga afër situatën.
Në të njëjtën zonë gjeografike pak ditë më parë pati lëkundje 6.3 rihter. Sizmologët besojnë se është një termet pasues i tërmetit që u shënua në Kretës i magnitudës 6.3.
Top Channel