Një grup kriminal që shfrytëzonte vajzat për prostitucion është goditur, ku 11 anëtarët shqiptarë dhe italianë janë vënë në prangat e policisë italiane.

Pas një vitit hetimesh, ata akuzohen se shfrytëzonin vajza shqiptare për prostitucion në zonën e Bolonjës në Itali.

Grupi i vajzave shqiptare detyrohej të prostituonte në zonat si Via Emilia, Anzola dhe Valsamoggia, në disa apartamente që kishte grupi në qendër të Bolonjës.

Të arrestuarit akuzohen për “Rrëmbim”, “Shfrytëzim prostitucioni”, “dhunë seksuale”, “përndjekje”.

Tre apartamente në qendër të qytetit janë konfiskuar, ndërkohë emrat e të arrestuarve ende nuk janë bërë publik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA