Pastërtia në shtëpi nga nxitur konflikt dhe debat që nga dita e parë e këtij edicioni dhe duket se e tillë do të jetë edhe për shumë gjatë.

Edhe mbrëmjen e djeshme, ishte Arjola dhe Monika të cilët shprehën acarimin e tyre për papërgjegjshmërinë e banorëve lidhur me rregullin dhe pastërtinë në shtëpi.

Shihe si i lanë filxhanat e çajit mbrëmë, është e pamundur që t’i çojnë gjërat në vendin e tyre’‘,- tha Arjola.

Më herët Paloma, Fifi dhe Beniada provokuan Monikën duke i ndotur shumicën prej enëve, në shenjë revolte kundër kujdesit dhe porosive të shpeshta të saj për kujdes të shtuar kunddrejt pastërtisë.

Gjithashtu ka qenë vetë Paloma e cila drekën e së hënës i shprehu hapur shqetësimin Monikës se po e tepron dhe nuk po i lë banorët të jetojnë të lirë.

Na je ngjitur moj, na lë të lirë. Kuzhina është sa e imja dhe unë bëj çfarë të dua”,- tha ajo.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA