28/11 22:56
Vazhdojnë fushatat e vaksinimit në Japoni. Sipas autoriteteve shëndetësore në shtetin aziatik deri tani janë vaksinuar me dy dozat e vaksinës kundër Covid-19 66.1 % e popullsisë.
E përkthyer në shifra, rezulton se janë 83.6 milionë persona që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.
Qeveria japoneze deri në fillim të nëntorit synon të përfundojë vaksinimin e qytetarëve vullnetarë. Japonia me një popullsi prej 126 milionë, fushatën e vaksinimit kundër Covid-19 e filloi në shkurt 2021.
Top Channel