Një natë e çuditshme, banorët rrëfejnë çfarë kanë ëndërruar
19/10/2021 15:06
Banorët janë zgjuar disa minuta më parë dhe po përgatiten për të nisur ditën.
Ajo që ishte më e çuditshmja është se shumica prej tyre kanë deklaruar se gjumi i tyre ka qenë i shoqëruar nga ëndrra të shumta.
Ata kanë nisur t’i tregojnë njëri-tjetrit ëndrrat që kanë parë dhe njëkohësisht habiteshin për faktin se i njëjti fenomen i ka ndodhur thuajse të gjithëve njëkohësisht.
‘’Kam parë ëndërr sikur kisha shfaqje dhe harrova performancën. Gjithashtu në një ëndërr tjetër kisha disa kanarina të cilat më ngordhnin dhe nuk e kuptoja dot pse’’,- ka shprehur Iliri.
Rrëfimet e tyre pasuan njëra-tjetrën duke pranuar se kishin marrë një energji negative nga e gjithë mbrëmja e kaluar.
Top Channel