Kishte zgjatur kabllon për të vjedhur energji, OSHEE gjen lidhjen e paligjshme në mes të ditës
19/10/2021 10:45
Një rast i vjedhjes së energjisë elektrike u identifikua këtë të martë në Durrës.
OSHEE, përmes një videoje tregon si vidhte pronari i shtëpisë energjinë dhe shpjegon se kjo është forma më e përdorur e vjedhjes, kryesisht në zona rurale.
“Grupet e Drejtorisë së Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve, pranë OSSH, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po ushtrojnë inspektime në të gjithë vendin, ku vetëm në 5 ditë janë proceduar rreth 60 abonentë për vjedhje të energjisë elektrike”, njofton OSHEE.
Top Channel