Grida Duma: Berishës i rri i vogël kostumi i deputetit. Nënkryetarja e PD-së komenton betejën brenda llojit

19/10/2021 17:50

Nënkryetarja e PD, Grida Duma ka komentuar betejën brenda opozitës duke thënë se nuk mban përgjegjësi për veprimet e Berishës dhe shtoi se akti që ka ndërmarrë është veprim lidershipi.

Në emisionin “Top Talk”,  Duma tha se Berishës i rri e vogël statura e deputetit pasi ka qenë lider historik i PD.

Grida Duma: Më vjen t’jua them me batutë “dikush erdhi dhe lajmëroi që ishte vjedhur lopa dhe të gjithë u sulëm tek rojtari, pse se ruajte. Ai tha, dreqi e mori, ai që vodhi s’pati asnjë faj.” Në këtë kuptim, patjetër që mund të ketë element brenda bërjes së opozitës që duhet të ishin ndryshe apo të bëhen më mirë por ta kthej diskurin unë apo kushdo qoftë në një kompleksim të opozitës shqiptare në të cilin në çdo moment që keni marrë vendime kemi qenë bashkë aty. Disa gjëra mund të mos i kem pëlqyer por i jam bindur urdhrit dhe rregullit të shumicës. Kjo është loja politike.

A po shkon PD drejt një ndarjeje?

Grida Duma: Unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për veprimet e Berishës. Nuk besoj se Basha mban përgjegjësi për veprimet e Berishës. E kam përcaktuar aktin e tij të marrjes individuale të përgjegjësisë si një akt dhe një veprim prej lidershipi. E kam thënë dhe herë tjetër, SHBA erdhën, bënë një takim me dyer të mbyllura, dosjet që kanë paraqitur i dinë ata, kanë paraqitur informacione të caktuara.

Unë mendoj se Berishës, statura e deputetit i rri e vogël. Ky është mendim i imi. Një lider historik në staturën e deputetit është e vogël. Jo vetëm Berishës, por çdo lideri historik të një partie të madhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA