Katërmbëdhjetë persona janë ndaluar për shkelje në procesin zgjedhor në Kosovë.

Sipas njoftimit, në komunën e Kllokotit janë arrestuar katër persona, pasi dyshohet se kanë kryer veprat penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” nga neni 210 i KPRK-së dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212 i KPRK-së.

Në komunën e Suharekës është ndaluar një person, për veprën penale “Pengimi i procesit të votimit’’ nga neni 214 i KPRK-së.

Në Komunën e Malishevës janë ndaluar tre persona, në dy raste të ndara, ku dy persona janë për veprat penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 214 i KPRK-së dhe një person për veprën penale  “Pengimi i procesit të votimit”, nga neni 214 i KPRK-së.

Në Komunën e Skenderajt fillimisht janë ndaluar tre persona, ndërkaq njëri nga ta pas marrjes në pyetje është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të tjerët vazhdojnë të mbahen në ndalim, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Cenim i fshehtësisë së votimit” nga neni 215 i KPRK-së.

Në Komunën e Fushë Kosovës janë ndaluar tre persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit” nga neni 216 i KPRK-së.

Top Channel