Colin Powell, i pari afrikano-amerikan i emëruar sekretar shteti në SHBA, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare nga komplikacionet e Covid.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim e ka kujtuar me një postim në Twitter, ku publikoi fotografi nga puna me të dhe e cilëson si një person që ia ka dedikuar jetën shërbimit për vendin dhe përpiqej gjithmonë të gjente këshillën më të mirë për Presidentin.
Yuri Kim: Colin Powell ishte mishërim i një amerikani të madh, një burri që ia dedikoi jetën e tij shërbimit për vendin tonë dhe inkurajoi të tjerët të bënin të njëjtën gjë. Sidoqoftë sfida, dhe pse kishte shumë, ai u përpoq që t’i jepte Presidentit këshillën e tij më të mirë dhe të drejtonte kombin drejt një zgjidhjeje.
Unë kisha privilegjin të punoja me të në sekretariatin e tij dhe pashë se si dha gjithçka kishte. Sado i zënë që ishte, e gjente gjithmonë kohën që t’i jepte motivim atyre që kishte përreth dhe të na kujtonte se shërbimi publik është nder i madh dhe përgjegjshmëri. Të prehet në paqe.
Top Channel