Dy persona kanë dalë në gjyq këtë të hënë pasi akuzohen për vrasjen e gazetarit holandez të kronikës, Peter R. De Vries.
Mediat shkruajnë se një shtetas holandez, 21 vjeç, dyshohet se ka qëlluar për vdekje gazetarin, ndërsa një shtetas polak, 35 vjeç, akuzohet se ka luajtuar rolin e shoferit gjatë momentit të arratisjes.
Të dy këta persona u arrestuan menjëherë pasi De Vries u qëllua me armë zjarri me 6 korrik në mes të ditës, në një rrugë kryesore të Amsterdamit.
Dy të akuzuarit morën pjesë në seancën paraprake të së hënës në Gjykatën e Rrethit të Amsterdamit për një përmbledhje të hetimit ndaj tyre.
35-vjeçari polak u deklarua i pafajshëm, ndërsa personi tjetër i dyshuar kërkoi të drejtën e tij për të heshtur.
De Vries u qëllua pasi ai doli nga një emision televiziv dhe ndërroi jetë nëntë ditë më vonë në spital.
Kryeministri Mark Rute e dënoi sulmin, duke e konsideruar “një atentat ndaj medias së lirë në vend, e cila luan një rol shumë thelbësor për zhvillimin e demokracisë, shtetit dhe shoqërisë”.
De Vries ishte një nga emrat më të njohur të gazetarisë që merrej me çështjet e krimit, si dhe kohët e fundit ishte dëshmitar në një gjyq ndaj një anëtari të njohur të krimit të organizuar në Holandë.
Top Channel