Studentët e kanë nisur vitin e ri akademik me protesta, ndërsa kërkesa kryesorë është të hiqen vaksinimi si kusht për të hyrë në auditorë.
Pjesa më e madhe e studentëve që kanë regjistruar në universitetet e vendit për vitin e ri akademik, 2021-2022 nuk janë vaksinuar, pavarësisht apelit të vazhdueshëm dhe vaksinodromëve që janë vendosur në çdo fakultet.
Studentët kanë theksuar sërish problemet, që ka arsimi i lartë në vend. Ata kërkojnë shfuqizimin e ligjit për arsimin e lartë, që sipas tyre lejon financimin e universiteteve private me fonde publike dhe shpërfill të drejtat studentore.
Burokracia shqiptare dhe disa pedagoge abuzues vazhdojnë të nëpërkëmbin dinjitetin e studentëve, shkruhet në një shkresë, ku ata i bëjnë thirrje njëri tjetrit për bashkim.
Top Channel