“Vdekje shumë e çuditshme”/ Mediat e huaja ngrenë pikëpyetje mbi misterin e katër rusëve

18/10/2021 12:52
Sergey Burenkov, 60 vjeç dhe gruaja Natalya Burenkova, 58 vjeç

“Vdiqën nga asfiksia”, shkruan The Sun, duke e vendosur këtë fjalë brenda thonjëzave, sikur kërkon të tregojë se kjo gjë tingëllon vërtet mjaft e çuditshme.

Artikulli i gazetës së njohur britanike mbi vdekjen e katër turistëve rusë në një hotel luksoz të Qerretit, tregon se ata vdiqën në një mënyrë mjaft të çuditshme, njëri pas tjetrit, duke deklaruar se kjo ngjarje është e rrethuar me mister.

Sergey Burenkov, 60 vjeç, e shoqja Natalya Burenkova, 58 vjeç, vajza e tyre 31 vjeçare Katya dhe partneri i saj Nikita Belousov, 37 vjeç u gjetën që të gjithë pa jetë.

Fillimisht u tha se ngjarja ndodhi në saunën e hotelit, më vonë se episodi tragjik u konsumua në pishinën dimërore të tij.

Dy ishin në shezlongë, njëri me këmbët në pishinë, të gjithë të asfiksuar”, vazhdon The Sun.

Pushime tmerri me një familje të tërë të mbytur në një resort me 5 yje”, thotë Daily Star, që gjithashtu nënvizon se rrethanat e vdekjes së rusëve janë të veshura me një tis misteri.

Ngjarja ka bërë jehonë në një sërë mediash të huaja, deri dhe në ato australiane, të cilat theksojnë paqartësinë e madhe të situatës dhe thonë se tani po pritet me mjaft kërshëri raporti mjeko-ligjor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA