Ushtronte dhunë fizike ndaj gruas vazhdimisht, lihet në burg bashkëshorti

18/10/2021 17:18

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për shtetasin M.V., i cili dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Kallëzimi është kryer nga shtetasja Xh.Q., më datë 01.10.2021, ku pas denoncimit policia ka kryer menjëherë arrestimin në flagrancë të shtetasit M.V, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Me vendimin nr. 1719 Regj.Them, datë 04.10.2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi për personin nën hetim M.V caktimin e masës “Arrest në burg”.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim M.V. dhe u vendos miratimi i vendimit të marrë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA