Transport i emigrantëve të paligjshëm/ Në pranga 19- vjeçari nga Kukësi

18/10/2021 14:38

Një 19- vjeçar është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për transport të 13 emigrantëve të paligjshëm.

Më datë 04.10.2021, në segmentin rrugor Sllovë-Kala e Dodës-Kukës, është konstatuar nga shërbimet e policisë duke transportuar me një furgon  13  emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin e kufirit kundrejt pagesës.

Sipas policisë, materialet procedurale  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër  për veprime të mëtejshme.

Dibër

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Shërbimet policore të Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të punë për parandalimin dhe goditjen  aktivitetit të  paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve kundrejt shpërblimit,  ndaluan  shtetasin e shpallur në kërkim: B.SH., 19 vjeç, banues në Kukës. Ky shtetas me datë 04.10.2021, në segmentin rrugor Sllovë-Kala e Dodës-Kukës, është konstatuar nga shërbimet e policisë duke transportuar me një automjet furgon  13  emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin e kufirit kundrejt pagesës. Materialet procedurale  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër  për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA