Përplasi për vdekje 80-vjeçarin, Gjykata zbut masën e sigurisë për shoferin që nuk kontrolloi dot mjetin

18/10/2021 17:19
Foto Ilustruese

Gjykata ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për shoferin që humbi kontrollin e mjetit më 25 qershor dhe përfundoi buzë lumit të Lanës duke shkaktuar vdekjen e një këmbësori.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka pranuar zëvëndësimin e masës së sigurimit nga “Arrest në burg” në atë të “Arrestit në shtëpi” për personin nën hetim M.H.

Ngjarja ndodhi pranë restorant “Diplomat” në Bulevardin “Bajram Curri”,i ka shkaktuar vdekjen e kombësorit Q.K, 80 vjec, për shkak se drejtuesi i mjetit shtetasi M.H, po lëvizte me një shpejtësi më të lartë se ajo e lejuar në atë aks rrugor.

“Me vendimin nr.1053/2 Akti, datë 22.09.2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur:

-Pranimin e kërkesës, zëvëndësimin e masës së sigurimit nga “Arrest në burg” në atë të “Arrestit në shtëpi” për personin nën hetim M.H”, thuhet në njoftim.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Prokurori depozitoi kërkesë për heqjen dorë nga ankimi.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 949 datë 18.10.2021 vendosi: -Mospranimin e ankimit kundër vendimit nr. 1053/2 Akti, datë 22.09.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA