Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga testimi i 1.419 mostrave është regjistruar vetëm një rast i ri me Covid-19.

Autoritetet njoftojnë se nuk është shënuar asnjë rast i humbjes së jetës si pasojë e koronavirusit.

Sipas njoftimit 42 persona janë shëruar derisa 632 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit.

Prej tyre 2.973 persona kanë vdekur.

Top Channel