Arsenal ngec sërish, këtë herë në derbin e vogël të Londrës ndaj Crystal Palace, ku vetëm në sekondat e fundit ia doli të shmangë humbjen dhe të marrë një pikë falë barazimit final 2-2.

“Topçinjtë” gjetën avantazhin që në minutën e 8’ me anë të sulmuesit kryesor Pierre Emenick Aubameyang, megjithatë Crystal Palace përmbysi në pjesën e dytë, falë golave të Benteke dhe Edouard, i cili vijon të bëjë mirë në Premier League.

Megjithatë kur shënonte minuta e 95-të, sulmuesi francez Lacazette u shfaq në vendin e duhur për të shtyrë në rrjetë topin dhe për të shmangur humbjen e Arsenalit, që me këtë barazim shkon në vendin e 12 me 11 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA