Besueshmëria që qytetarët i dhanë Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet qendrore, po del të mos jetë edhe për ato lokale.
Në raundin e parë, kjo parti nuk ka fituar asnjë komunë por në balotazh është në 12 komuna
Partia me numrin më të madh të komunave të fituara është PDK me 4, derisa në balotazh në 8 të tjera.
LDK ka fituar 2 komuna dhe në balotazh është në 9 komuna, ndërsa AAK ka fituar 2 komuna dhe një tentim tjetër do ta ketë në 5 komuna.
Nisma Socialdemokrate është në balotazh në një komunë.
Lista Serbe ashtu si në 2017-ën, ka fituar 10 komunat me shumicë serbe.
Gara në 18 komuna ka përfunduar, derisa në 20 të tjera do të zhvillohet raundi dytë.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tregon se sipas ligjit gara e dytë pritet të zhvillohet katër javë pas raundit të parë.
Elezi tregon se numërimi i votave për kryetar dhe asamblist ka përfunduar të dielën në mbrëmje.
Top Channel