Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti u shpreh i kënaqur me rezultatet e partisë së tij në zgjedhjet lokale, edhe pse nuk fitoi asnjë komunë.

Vetëvendosje shkon tani në raundin e dytë në disa zona, dhe Kurti u shfaq i bindur se ajo do të fitojë kudo që do të jetë në balotazh.

Si kryetar i VV jam shumë i kënaqur që shoh kaq shumë kandidatë tanë në balotazh. Njësoj sikur jam i kënaqur me nivelin e lartë të besimit dhënë asmablistëve tanë gjithandej Kosovës[…]Do të qëndroj pranë dhe i gatshëm të punoj me secilin kryetar komune me të cilët ndajmë vlerat demokratike e që është i gatshëm të bëjë punë e vështirë e reformave të thella. Nuk e kemi luksin për asgjë më pak. ….Tani jemi të parët edhe sa i përket zgjedhjeve parlamentare dhe tani që jemi të parët dhe në nivel komunal dhe parlamentar në Republikën e Kosovës pa dyshim që kjo na bënë më të kënaqur sepse kurrë nuk  kemi qenë më të fortë, më të fuqishëm. Në balotazh synojmë të fitojmë ku do që kemi në balotazh prandaj them se kandidatët e Vetëvendosje do të angazhohen për çdo votë….

Partia e Kurtit, sipas rezultateve paraprake, në raundin e parë nuk ka fituar asnjë nga 38 komunat, por në balotazh do të garojë në 12 komuna.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA