Foto ilustruese

Një mjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët sot në mëngjes në në aksin Ura e Lumit – Lagjia Puntore, në Gjirokastër.

Nuk dihet shkaqet e zjarrit, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja dhe grupi hetimor.

Njoftimi i policisë:

Në datën 18.10.2021, rreth orës 09:20, njoftohemi se në aksin rrugor “Ura e Lumit” – “Lagjia Puntore”, në afërsi të një supermarketi, mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit F. R., ka marrë flakë.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë dhe zjarrëfikëse. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA