“Biznes” me emigrantët e paligjshëm, arrestohet 18-vjeçari në Korçë

18/10/2021 10:15

Një 18-vjeçar, që dyshohet se ka ndihmuar disa emigrantë të paligjshëm është arrestuar këtë të hënë në Korçë.

Policia njofton se pasi arrestoi shtetasin me iniciale A.P., pasi në datën 15 tetor u kap në mjetin e tij tip “Benz” me 3 emigrantë të paligjshëm, sot arrestoi dhe personin që dyshohet se bashkëpunonte me të, 18-vjeçarin me iniciale E.R.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik“, njofton policia.

Hetimet vazhdojnë më tej nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA