Foto ilustruese

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në rrugën Katund i Ri në Durrës.

Një automjet është përplasur me një motomjet dhe si pasojë ka përfunduar në spital drejtuesi i motomjetit, shtetasi R.K., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Me datë 18.10.2021 rreth orës 17:05 në rrugën Katund i Ri, Durrës është përplasur mjeti tip “Volkswagen” me drejtues mjeti M. D., me motomjetin tip “Dajange” drejtuesi shtetasin R. K., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA