Policia ka vënë nën pranga një 26-vjeçar, i cili dyshohet se duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar këmbësoren V.B.
Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se i riu ndodhej nën efektin e alkoolit dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të kryer testin e alkoolit.
E lënduara është dërguar menjëherë drejt spitalit dhe pas ndihmës mjekësore është larguar për në banesë.
“L. H, 26 vjeç, pasi dyshohet duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka aksidentuar këmbësoren V. B, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, u largua për në banesë. Gjithashtu, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të bërë testin e alkoolit”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel