Katër gola për shtatë minuta, Bayerni “shkrin” lehtësisht rivalin për titull

17/10/2021 17:27

Vitet kalojnë dhe shumë gjëra ndryshojnë, por jo për Bayernin e Mynihut, që vijon të theksojë edhe më shumë dominimin në futbollin gjerman, teksa pasditen e sotme ka konfirmuar forcën përballë rivalit direkt për titull, Bayer Leverkusenit.

Në “Bay Arena” përballeshin dy skuadra që mbanin vendin e parë me nga 16 pikë secila pas 7 javëve të para dhe pritej të zhvillohej një sfidë mjaft interesante, por bavarezët e Nagelsmann e vranë shumë shpejt, duke bërë monotone më shumë se gjysmën e saj.

Që në minutën e katërt ishte bomberi polak Robert Lewandowski që shënoi golin e avantazhit për bavarezët, ndërsa “aspirinat” u përpoqën të rikthejnë baraspeshën, por rezistuan deri në minutën e 30’.

Kjo pasi për 7 minuta bavarezët shënuan edhe katër herë të tjera me Lewën, Muller dhe Gnabry dy herë, duke çuar shifrat në 0-5 dhe duke mbyllur plotësisht llogaritë e ndeshjes, ndonëse kishte ende më tepër se 50 minuta për t’u luajtur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA