​Rezultatet e para të KQZ-së: Podujeva dhe Gjilani shkojnë në balotazh

17/10/2021 21:36

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së Komuna e Podujevës do të shkojë në balotazh.

Kjo pasi nga numërimi i mbi 32 për qind të votave Shpejtim Bulliqi i LVV-së ka arritur të marrë vetëm 44.67 për qind të votave, ndërsa Ekrem Hyseni i LDK-së, 42.64 për qind.

Mbi 46 për qind e votave tashmë janë numëruar në Gjilan. Teksa kandidati i LVV-së, Alban Hyseni prin me mbi 45 për qind të votave, i pasuar nga ai i LDK-së, Lutfi Haziri me 42 për qind të votave.

Kështu që Gjilani si duket do të shkojë në balotazh.

Top Channel