Vrasja e deputetit britanik, Sir David Amess gjatë një takimi elektoral, një ditë më parë mund të jetë një akt terrorist.
Deputeti 69-vjeçar i Partisë Konservatore britanike të kryeministrit Boris Johnson ka humbur jetën në vendngjarje në një kishë metodite në qytetin juglindore të Southendit sot pasdite, pasi është sulmuar dhe goditur disa herë me thikë nga një i ri 25-vjeçar, i cili është arrestuar nga policia.
Si David, është zgjedhur deputet i partisë Konservatorët britanikë që në vitin 1983 në kohën kur kryeministrisë e Britanisë ishte Margaret Thacher.
Ai ishte i martuar dhe kishte pesë fëmijë. Ai ka qenë një ndër deputet veteran të fushatës pro-brexit , dhe me pikëpamje monarkiste, ndërkohë që gjithmonë ka votuar në parlament kundër martesave të personave me të njëjtin seks dhe kundër abortit.
Përtej kredencialeve të tij konservatore, ai gëzonte një respekt të madhe në mbarë spektrin politik në Britani, i njohur si një njeri familjar dhe tejet i angazhuar dhe konstruktiv në politikë.
Ai kurre gjatë karrierës së tij politikë të gjatë nuk ka mbajtur ndonjë post në kabinetet qeveritare në Britani, por ka qenë mjaft aktiv në prapaskenë.
Për kontributin e tij të gjatë në politike ai mori titullin kalorsiak, Sir në vitin 2015. Sir David bëhet deputeti i dytë që nga viti 2016 kur një tjetër deputete atëherë Labruiste Jo Cox u vra për qëndrimet e saj publike.
Top Channel