Vranë 10 civilë me dronë, SHBA dëmshpërblen të afërmit e viktimave

16/10/2021 15:10

Departamenti amerikan i Mbrojtjes i ofroi kompensim familjarëve të 10 personave të vrarë nga një sulm me dron në muajin gusht, gjatë fazës finale të tërheqjes së forcave ndërkombëtare nga Afganistani.

Zyrtarë të tij pohuan se po punohet edhe me Departamentin Amerikan të Shtetit që këto persona të ndihmohen për t`u zhvendosur në SHBA.

Droni goditi makinën e Zemerai Ahmadi, punëtor për organizatën joqeveritare Nutrition & Education International (NEI), duke lënë të vdekur atë dhe 10 anëtarë të familjes së tij, përfshirë shtatë fëmijë.

Gabimisht ishte menduar se bëhej fjalë për një person që po planifikonte një sulm ndaj aeroportit të Kabulit, që mbrohej nga forcat amerikane.

Ngjarja e rendë ndodhi në kohën kur ushtria amerikane po evakuonte shtetas të SHBA-së dhe afganë të cilët kishin punuar me amerikanët.

Tre ditë përpara saj, një sulm vetëvrasës, përgjegjësinë e të cilit e mori përsipër një degë e grupit militant, Shteti Islamik në Afganistan la të vdekur 170 afganë dhe 13 trupa amerikane pranë aeroportit të Kabulit dhe ushtria amerikane kishte marrë informacione se militantët po përgatisnin dhe një sulm tjetër.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta