Virusi Nipah, një kërcënim tjetër pandemik. Shkencëtari: Mund të vrasë një në dy veta

16/10/2021 13:13

Në kohën kur bota po vazhdon të përballet me Covid-19, ekziston një tjetër virus që mund të konsiderohet si një nga kërcënimet e ardhshme pandemike.

Paralajmërimi u dha nga një shkencëtar, i cili ishte pjesë e ekipit të krijimit të vaksinës së Oksfordit, AstraZeneca.

Virusi është emërtuar Nipah dhe për të nuk ka as trajtim mjekësor dhe as vaksinë.

Nëse do të kishim një delta të virusit Nipah, ne do të kishim një transmetim të madh të virusit, duke kapur një përqindje vdekshmërie në rreth 50%”, tha Dame Sarah Gilbert të enjten në Festivalin e Letërsisë Cheltenham, në Britaninë e Madhe.

Virusi Nipah nuk është i ri dhe ka qarkulluar prej vitesh. Në vitin 1999, virusi arriti në Malajzi dhe u strehua tek lakuriqët e natës, duke u transmetuar nga pemët frutore në fermat e derrave, që bashkë me frutat, ata ushqeheshin edhe me mbetjet e lakuriqëve të natës.

Transmetimi mendohet të ketë ndodhur nëpërmjet ekspozimit të pambrojtur ndaj sekrecioneve nga derrat, ose kontaktit të pambrojtur me indet e një kafshe të sëmurë.

Rreth 105 persona vdiqën brenda tetë muajsh pasi pësuan koma, ethe dhe inflamacion të trurit nga virusi. Nipah vrau rreth 40 përqind të të infektuarve.

Ky virus transmetohet te njerëzit nga kafshët, nga ushqimet e kontaminuara dhe nga kontaktet njerëzore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA