Detaje të reja janë zbardhur nga tragjedia e ndodhur ditën e sotme në Astir, ku për t’i shpëtuar flakëve që përfshinë shtëpinë rreth orës 6 të mëngjesit, 62-vjeçarja u hodh nga kati i tretë bashkë me djalin e saj me probleme të shëndetit mendor.

Hava Osmënaj nuk arriti të mbijetonte, ndërsa djali i saj 36-vjeçar Klodian Osmënaj ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Traumës në Tiranë.

Një nga komshiet e Hava Osmënaj tha për Top Channel se në mëngjes dëgjuam britma dhe thyerje xhamash, ndërsa zjarrfikësja erdhi shumë vonë, pas 45 minutave.

Ndërsa shprehet e tronditur, ajo tha se as qytetarët nuk tentuan ta ndihmonin me një dyshek gruan, duke bërë thirrje për sensibilizim.

“Jam shumë  e tronditur. Dëgjuam britma dhe thyerje të xhamave, zjarri u përhap dhe po priste prej 45 min dhe po thërriste për ndihmë. Ambulanca dhe zjarrfikësja erdhi me vonesë. Ne nuk tentuam nuk morëm inciativën për të ardhur në ndihmë për të paktën me një dyshek”, tha komshia.

Sipas gazetares së Top Channel, Rudina Muça, pasi zjarri ka përfshirë shtëpinë, gruaja ka tentuar të largohet nga dera, por djali i saj me problem të shëndetit mendor nuk e ka ndjekur.

Më pas 62-vjeçarja është kthyer për të marrë djalin dhe kanë ngeur të dy në ballkon. Pas 45 minutash pritje, ajo është hedhur nga kati i tretë, i ndjekur më pas nga djali i saj.

Sipas komshinjve, ata kishin konflikte me njëri-tjetrin dhe djali shqetësonte banorët e tjerë të lagjes.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA