Stuhia godet rëndë Greqinë/ Një i vdekur dhe dëme kolosale nga vala e motit të keq e quajtur Balos

16/10/2021 19:50

Vala e motit të keq në Greqi e quajtur “Balos”n ka lënë pas në dy ditët e fundit një të vdekur në jug të ishullit të Evias dhe dëme kolosale në infrastrukturë, banesa, biznese, automjete, kultura bujqësore dhe blegtori, kryesisht në Greqinë Perëndimor dhe Veriore, ndërsa probleme të mëdha ka shkaktuar në të gjithë Atikën.

Prej pasdites të së premtes e deri në mëngjesin e së shtunës, reshtje intensive janë regjistruar në Athinë, në Greqinë Perëndimore në Patra, Peloponez dhe Artë.

Në Agrinio, përrenjtë dhe lumenjtë kanë dalë nga shtrati dhe dëme të shumta kanë pësuar fermerët në parcelat me të mbjella. Në Kretë, reshjet intensive kanë prekur dhe zonat e dëmtuara nga tërmeti, ndërsa shumë fermerë kanë humbur bagëtitë.

Gjithashtu edhe në Greqinë e Veriut, banorët në Selanik, Langadha dhe Halkidiki kaluan një natë të vësëhtirë pasi ka pasur dhjetëra shtëpi të përmbytura në disa zona si dhe operacione të forcave të zjarrfikëseve për banorë të izoluar nga ujërat.

Dëme kolosale janë regjistruar në ishullin e detit Jon, Itale dhe Korfuz ku organet vendore kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Në disa fshatra, shtëpitë janë përmbytur nga uji8 e balta, makinat kanë përfunduar në det dhe varkat janë shkatërruar.

Sipas meteorologëve në orët në vazhdim, vala e motit të keq do të vazhdojë në zonën qendrore të detit Jon, në pjesën perëndimore të Greqisë kontinentale, në Peloponez dhe ishujt e Egjeut Verilindor, përfshirë edhe zonën e Halkidikisë.

Opozita greke ka akuzuar qeverinë dhe autoritetet lokale për dëmet e shkaktuara dhe gatishmërinë e aparatit shtetëror në raste të tilla.

Ndërsa pamjet me autobusin e izoluar nga ujërat në një prej rrugëve kryesore të Athinës, kanë sjellë dhe ndërhyrjen e prokurorisë që ka kërkuar të hapet një hetim i posaçëm paraprak në mënyrë që të zbulohen shkaqet e përmbytjeve në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA