SHBA jep njoftimin: Nga 8 nëntori lejohet hyrja e shtetasve të huaj të vaksinuar

16/10/2021 01:21

Administrata e SHBA-së njoftoi se që nga 8 nëntori do të hapë të gjithë kufijtë tokësorë dhe ajrorë për shtetasit e vendeve të huaja që janë të vaksinuar plotësisht.

Zv/zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Kevin Munoz, në një postim nga llogaria e tij Twiter u shpreh se “SHBA që nga 8 nëntori do të fillojë që zbatojë politikën e saj të re të udhëtimit që sjell detyrimin e vaksinimit për shtetasit e huaj që udhëtojnë në vendin tonë”.

Çështjet e shëndetit publik janë të rëndësishme në vendimin në fjalë, nënvizoi Munoz, i cili tha se “këto politika do të zbatohen për udhëtimet ndërkombëtare në rrugë tokësore dhe ajrore”. Koordinatori i Task Forcës për COVID-19 në Shtëpinë e Bardhë, Jeff Zients, në një deklaratë më 21 shtator kishte njoftuar politikat e reja të administratës Biden për fluturimet ndërkombëtare.

Zients atëherë tha se për të gjithë të huajt mbi 18 vjeç që do të udhëtojnë në vend që nga nëntori do të kërkojnë provën se janë vaksinuar plotësisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA