Hetimi i 36 kutive të para të qarkut Shkodër ka nxjerrë  në pah vetëm  gabime njerëzore nga ana e administratës zgjedhore, pasi nga verifikimi i stafit të KQZ nuk rezulton të ketë pasur vjedhje votash apo shkelje ligjore  që mund të ndëshkohen me gjobe apo burg. 

Prej dy ditësh Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  ka marrë pamjen e një qendre të numërimit të votave. Nga hetimi i kutive te para të Shkodrës u konstatua  se në tabelën përfundimtare janë hedhur 3 vota më shumë në favor  te PSD-së së Tom Doshit, 1 më pak për koalicionin e Kujtim Gjuzit, 1 vote më shumë për LSI, 4 për PD ndërsa PS ka marrë 6 vota më shumë sesa i takonin.

Procesi i verifikimit te  rezultatit 25 Prillit, po injorohet nga partitë politike. Mungesa më e madhe  që bie në sy është e Partisë Demokratike, e cila pretendon se nuk ka pasur zgjedhje, por masakër elektorale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA