Një person u arrestua dhe një tjetër u shpall në kërkim këtë të shtunë pasi tregtonin lëndë narkotike kanabis në Fier.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 42-vjeçarit Përparim Smira, në fshatin Hoxharë e Re, efektivët kanë kapur 20-vjeçarin Irdi Haxhiu, ndërsa kanë sekuestruar 10 kg lëndë narkotike cannabis sativa gati për t’u shitur.
42-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa vazhdojnë hetimet për mënyrën si dy shtetasit vepronin për të tregtuar drogën në qytet.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore për dy shtetas që posedonin lëndë narkotike dhe e kishin bërë gati për shitje, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Hoxhara”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit P. S., në fshatin Hoxharë e Re, shërbimet e Policisë kanë gjetur shtetasin I. H. (B)., i cili është bashkëpunëtor me shtetasin P. S në këtë veprimtari kriminale si edhe u gjet dhe u sekuestrua 10 kg lëndë narkotike cannabis sativa gati për tu shitur.
Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin I. H. (B)., 20 vjeç, banues në fshatin Hoxharë e Re, Fier.
U shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit P. S., 42 vjeç, banues në Hoxharë e Re, Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.
Top Channel