
Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë këtë të shtunë pas një konflikti në qytetin e Bajram Currit në Tropojë.
Burimet nga policia thanë se autori i plagosjes është arrestuar dhe ai është një 53-vjeçar nga fshati Dragobi. Mësohet se ngjarja ka nodhur për motive të dobëta.
“Plagoset me mjet të mprehtë një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, arrestohet autori. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan shtetasin; B. M., 53 vjeç, banues në fshatin Dragobi. Në qytetin e Bajram – Currit, ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet të mprehtë shtetasin P. M., 27 vjeç, banues në fshatin Gri“, njofton policia.
Personi i plagosur ndodhet në Spitalin e Tropojës, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Plagosja e rëndë me dashje”, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Top Channel