Në kërkim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, kapet 27-vjeçari në Kurbin

16/10/2021 10:50
Foto ilustruese

Një shtetas, që kërkohej për vrasje dhe armëmbajtje pa leje u arrestua në Kurbin.

27-vjeçari me iniciale K.K. është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, që ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi në 14 gusht, në qytetin e Laçit, për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri shtetasin E. P.(T) dhe më pas është larguar nga vendngjarja për në banesën e dajës së tij, shtetasit A. K., njofton policia.

Në banesën e autorit, efektivët kanë gjetur armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se plagosi 25-vjeçarin edhe një armë tjetër e llojit pushkë,  8 kallëpe me lëndë plasëse tritol, fitil zjarrpërcjellës, 70 kapsolla detonatore dhe 1.3 kg lëndë narkotike.

Prokuroria e Kurbin vazhdon hetimet më tej, për mbylljen e hetimeve për çështjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA