Chelsea mori një fitore shumë të vështirë në fushën e Brendtfordit dhe për këtë duhet të falënderojë portierin francez, Mendy, që me pritjet e tij të pabesueshme, sidomos në minutat e fundit të sfidës, i dha vlerë golit të Chiwell, të shënuar në fundit e pjesës së parë.

Një fitore e vuajtur e bluve të Londrës dhe një humbje ndoshta e pamerituar e skuadrës së rikthyer në Premier League pas rreth treçerek shekulli.

17 tentativa nga vendësit, nga të cilat 7 në portë, por asnjë gol i shënuar. Ndërsa Chelsea, që kishte më shumë zotërimin e topit (57%) goditi vetëm një herë portën por në atë rast sfera përfundoi në rrjetë.

Me këtë sukses ekipi i drejtuar nga Thomas Thuchel merr kryesimin me 18 pikë, një më shumë se Liverpooli, ndërsa Brendtfordi mbetet në vendin e 16-të me vetëm 7 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA