Katër persona janë vënë në pranga për vepra të ndryshme në Korçë.
Një 17-vjeçar është arrestuar në Përrenjas për kalim të 3 emigrantëve të paligjshëm.
Gjithashtu u arrestua L. A., 37 vjeç, banues në Vlorë dhe A. L., 36 vjeç, banues në Tiranë, të cilët u kthyen nga pala e Maqedonisë së Veriut, në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, në kategorinë Inad, pasi dyshohet se kanë përdorur teste PCR SARS-CoV-2, të dyshuar si të falsifikuar.
Ndërsa një 40 -vjeçar, banues në Korçë u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.
Qarku Korçë
Vihen në pranga 4 shtetas për vepra të ndryshme penale, njëri prej të cilëve në vijim të operacionit policor “Perimetri”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. P., 17 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas u konstatua nga shërbinet e policisë rrugore, në qytetin e Pogradecit, me mjetin tip “Benz”, të cilët i kanë bërë me shenjë të ndalonte, por A. P., nuk iu bind urdhrit të tyre dhe u largua me shpejtësi. Pas ndjekjes nga forcat e policisë, 17-vjeçari u kap dhe ndalua në qytetin e Prrenjasit, ku në brendësi të mjetit iu gjetën 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se drejtuesi i mjetit, drejtonte mjetin pa leje drejtimi.
————
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve L. A., 37 vjeç, banues në Vlorë dhe A. L., 36 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas, janë kthyer nga pala e Maqedonisë së Veriut, në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, në kategorinë Inad, pasi dyshohet se kanë përdorur teste PCR SARS-CoV-2, të dyshuar si të falsifikuar.
———–
Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Q., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin rrugor Korçë-Bilisht, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.
Top Channel