Një 15-vjeçare italiane ka akuzuar një 17-vjeçar shqiptar për abuzim seksual. Të enjten, të tre u morën nga policia italiane për të dhënë dëshminë e tyre.
Pas dëshmisë së viktimës dhe miqve të saj, policia siguroi edhe video që konfirmonin episodin e rëndë. Gjithçka ndodhi në pak sekonda. E mitura së bashku me bashkëmoshatarët e saj kishin vendosur të linin shkollën atë ditë dhe të shëtisnin nëpër qytet.
Dy shqiptarët e moshës 16 dhe 17 vjeç “ia vunë syrin” të miturave teksa po shëtisnin në Piazza Roma. Ata kishin shkuar pranë tyre dhe 17-vjeçari, i cili është arrestuar, kapi 15-vjeçarin, e përplasi në mur dhe e puthi pavarësisht refuzimit të saj. Vajza ia doli të shpëtojë nga duart e tij dhe të telefonojë policinë.
Policia konfirmoi ngjarjen e rëndë dhe vuri në pranga dy të miturit.
Top Channel