Kili dislokon ushtrinë në konfliktin me popullsitë aborigjene Mapuche (fotot)

16/10/2021 21:37

Kili ka dërguar dje trupat ushtarake në rajonin jugor të Araucania ku kanë shpërthyer përleshjet mes popullisë aborigjene vendase Mapuche dhe forcave të sigurisë, teksa presidenti Sebastian Pinera shpalli çuditërisht gjendjen emergjencës.

Popullsia Mapuche kërkojnë rikthimin e tokave të të parëve të tyre dhe të drjetën e vetëvendosjes.

“Kemi vendosur të shpallin gjendjen e emergjencës në katër provinca të dy rajoneve jugore Biobio e Araucania, duke dërguar ushtrinë për të vënë nën kontroll trazirat e rënda të rendit publik”, tha Pinera në një fjalim.

Presidenti i djathtë miliarder mbajti fjalimin e tij në ditën e kontestuar të festës kombëtare për ‘zbulimin e Amerikës nga Christopher Columbus”.

Shumë popuj indigjenë amerikanë e konsiderojnë këtë si ditën e katastrofës, prej masakrave që e ndoqën atë nga kolonizatorët evropianët ndaj popullsive vendase indiane.

71 vjecari Pinera, tha se në katër provoncat në fjalë ka pasur “akte të përsëritura dhune të lidhura me bandat e trafikut”, por përfaqësuesit aborigjenë thonë se përpjekja e tyre ka një natyrë krejt tjetër.

Gjendja e emergjencës pritet të zgjasë fillimisht dy javë në rajonet indigjene.

Mapuche janë komuniteti më i madh indigjen i Kilit me më shumë se  1.7 milionë, në vendin me 19 milionë banorë.

Ata jetojnë kryesisht në jug të vendit dhe liderët e tyre kërkojnë rikthimin e tokave që tashmë po përdoren nga fermat apo kompanitë e drurit.

Mungesa e zgjidhjeve për kërkesat e përsëritura të popujve  Mapuche ka nxitur grupe të ndryshme të kryejnë sulme kamionëve apo pronës private, gjatë dekadës së fundit.

Një person u vra dhe 17 u plagosën të dielën në përleshjet në qytetin Santiago mes forcave të sigurisë e protestuesve për autonomi të popujve Mapuche.

Analistja  Lucía Dammert dënoi vendimin e Pineras për dislokimin e ushtrisë duke thënë se kjo mund të përshkallëzojë situatën.

FOTO GALERI
7/7
Një person u vra dhe 17 u plagosën të dielën në përleshjet në qytetin Santiago mes forcave të sigurisë e protestuesve për autonomi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA