Ole Gunnar Solskjaer i ka shpëtuar shkarkimit edhe pas humbjes 4-2 në fushën Leicester City-t.
Në fakt, do të dukej absurde që norvegjezi të pushohej nga puna për një disfatë, por në fakt nuk bëhet fjalë vetëm për turpërimin e fundit në “King Powr Stadium”, pasi “Djajtë e Kuq” kanë marrë vetëm një pikë në tri takimet e fundit në Premier, pasi janë mposhtur gjithashtu nga Aston Villa dhe kanë barazuar me Evertonin. Sipas “DailyMail”, trajneri i Manchester United, për momentin e ka vendin të sigurt, pasi ka mbështetjen e anëtarëve të bordit drejtues.
Dhe është ky besim për projektin e tij që nuk “lejon” të ketë ndryshim në stol, kur janë luajtur vetëm ndeshjet e para të sezonit. United shpenzoi shumë para për të marrë lojtarë të tillë si Cristiano Ronaldo, Jadon Sancho dhe Raphael Varane gjatë verës, për të zbritur nga froni Manchester City-n, por tashmë “Djajtë e Kuq” kanë mbetur pas në renditje me pesë pikë më pak se vendi i parë.
Gjatë javëve të ardhshme, Manchester United do të testojë veten përballë Liverpoolit, Manchester City-t, Chelsea-t, Tottenhamit dhe Arsenalit. Pikërisht rezultatet e këtyre ndeshjeve do të vendosin shumë për të ardhmen e Solskjaer.
Top Channel