FOTO/ Policia përdor shkopa gome dhe pistoleta elektrike, protestuesit futen me dhunë brenda Departamentit të Punëve të Brendshme

16/10/2021 17:44

Dhjetëra aktivistë që kërkojnë marrjen e masave drastike për të luftuar ndryshimet klimatike janë arrestuar pasi u përplasën me policinë në Washington DC dhe hynë me forcë në ndërtesën e Departamentit të Punëve të Brendshme.

Pamjet e tyre sjellin në kujtesë protestën e dhunshme të 6 janarit në godinën e Kapitolit.

Protestuesit hynë brenda godinës dhe plagosën disa oficerë sigurie, të cilët u dërguan në spital për të marrë trajtim mjekësor, bëri me dije një zëdhënëse e Departamentit të Punëve të Brendshme.

Policia dhe protestuesit u përplasën jashtë ndërtesës dhe oficerët përdorën pistoleta elektrike dhe shkopa goma ndaj tyre, thanë përfaqësues të grupit të aktivistëve. Pas ndërhyrjes së policisë, u arrestuan 55 persona.

Pamjet e shpërndara nga gazetarja e Washington Post, Ellie Silverman, tregojnë protestuesit që futen në Departamentin e Brendshëm, ndërsa brohorisin ‘nënshkruani traktatin’ dhe ‘mbroni ujin’.

FOTO GALERI
1/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA