Egnantia mund Laçin/ Surprizat e Superligës, Kastrioti mund Skënderbeun

16/10/2021 19:59

Humbja e Lacit, përveçse është një zhgënjim pasi munden nga debutuesit e Abissnet Superiores si Egnatia, është edhe supriza e kësaj jave që sjell largimin e trajnerit të parë për këtë sezon 2021/2022.

Egnatia e Gugash Maganit bën një paraqitje shumë të mirë dhe ja dl mbanë të marrë fitoren e dytë sezonale duke e bërë këtë gjë pikërisht mer një nga skuadrat e vështira të kampionatit shqiptar. Një pjesë e parë pa gola, ndërsa në të dytën, ritmi i vendasve ra ndjeshëm dhe nga kjo përfituan djemtë nga Rrogozhina, që shënuan golin e fitores 15 minuta para fundit, me brazilianin Pedro Augusto.

Kjo humbje e radhës e zbriti Lacin në venidn e fundit në klasifikim pasi ka grumbulluar vetëm 2 pikë nga pesë javë dhe si rrjedhojë trajneri Vukicevic vendos të dorëhiqet.

Në ndeshjen tjetër të së shtunës, Kastrioti ja del të marrë fitoren e parë pas 5 javësh kampionat ndaj Skënderbeut që konsiderohet si skuadra rivale e drejtpërdrejtë për vendet e mbijetesës së kategorisë.

Pas një pjese të parë ku u ndalën nga portieri Rexhepi, krutanët kaluan në avantazh me Bashën në minutën e 65′, ndërsa Rami realizoi vetëm 6 minuta nga përfundimi i takimit. Shkon në vendin e 7 skuadra e Kastriotit në kuotën e 4 pikëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA