”Djathë, kokainë, vrasës”/ “Der Spiegel” nxin Holandën dhe politikat e saj të narkotikëve

16/10/2021 12:09

Me një artikull të fortë e fare pa doreza, Der Spiegel fshikullon ashpër Holandën, duke e cilësuar praktikisht si një parajsë mafioze për shkak të një politike të tepruar të drogës.

E përjavshmja gjermane i kushton një kopertinë të jashtëzakonshme vendit fqinj. Pasi gazetari dhe shkrimtari italian Roberto Saviano më parë e kishte etiketuar Holandën si një narko-shtet hipokrit dhe “një nga vendet më kriminale në botë”, është radha e revistës gjermane të vijë me një tjetër goditje.

Në artikullin e gjatë të titulluar “Käse, Koks und Killer” (Djathë, Kokainë dhe Vrasës), “Der Spigel” analizon disa nga zhvillimet e fundit përfshirë vrasjen e Peter R. de Vries, dhe vë në pikëpyetje politikat që ndiqen atje për drogën, duke nënvizuar në të njëjtën kohë se autoritetet gjermane janë gjithmonë e më të shqetësuara nga kjo situatë.

Një vend që i është dorëzuar drogës“, thotë Der Spiegel që vendos në kopertinë një Frau Antje kriminele, duke iu referuar personazhit të vajzës holandeze të përdorur për reklamat e djathit që eksportohet nga Holanda në Gjermani.

Veç djathit, ajo pozon këtu me kokainë dhe një kallashnikov në dorë. Shqetësimet në Gjermani lidhen me shifra konkrete: departamenti i hetimeve penale gjermane trajtoi 161 raste në vitin 2019, dhe të gjitha lidheshin me Holandën, thotë shkrimi. Më shumë se çdo vend tjetër.

Kjo konfirmon statusin e Holandës si një qendër e rëndësishme mbështetëse për tregtinë ndërkombëtare të drogës dhe si një qendër për tregtinë në Europë, sipas kërkuesve gjermanë.

“Holanda është një vend që dëshiron të jetë i lirë, por ka rënë në kthetrat e mokromafias apo mafias marokene për shkak të politikave të saj naive”, vazhdon Der Spiegel, që i shpjegon më tej lexuesve të saj se në Holandë mbizotëron një kulturë frikë prej gangsterëve të drogës dhe se vetë kryeministri Mark Rutte nuk është më i sigurt për jetën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA