Zgjedhjet në Kosovë/ Mblidhet qeveria, ja çfarë u vendos

15/10/2021 20:28

Qeveria e Republikës së Kosovës në formë elektronike sot ka mbajtur mbledhjen e 40-të të saj.

Në këtë mbledhje u mor vendimi për plotësim-ndryshimin e pikës së 15-të të vendimit të datës 24 shtator për masat e përgjithshme dhe të veçanta kundër COVID-19.

Sipas vendimit të sotëm, kufizimi i qarkullimit nuk do të vlejë për personat e angazhuar zyrtarisht për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, nga ora 22:00 e datës 16 tetor 2021 deri në ora 05:00 të datës 18 tetor 2021.

Këtu përfshihen anëtarët e këshillave të vendvotimeve dhe vëzhguesit e procesit zgjedhor. Ky vendim është marrë me qëllim që  t’u mundësohet kryerja e detyrës zyrtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA