U qëllua me thikë gjatë takimit elektoral/ Humb jetën deputeti në Britaninë e Madhe

15/10/2021 16:19

Sir David Amess, deputeti 69 vjeçar i partisë konservatore britanike të kryemistrit Boris Johnson ka humbur jetën në vendngjarje në një kishë metodite në qytetin juglindore të Southendit sot pasdite, pasi është sulmuar dhe goditur disa herë me thikë nga një i ri 25 vjeçar, i cili është arrestuar nga policia.

Nuk dihet ende dhe policia nuk ka publikuar asnjë linjë hetimi që do mund të shpjegonte shkaqet e kësaj vrasje.

Polica ka mundur të gjej thikën me të cilën i riu ka vrapuar dhe goditur shumë herë me thikë deputetin, dhe nuk është në kërkim të ndonjë personi tjetër në lidhje me këtë krim.

Si David, është zgjedhur deputet i partisë Konservatorët britanikë që në vitin 1983 në kohën kur kryeministrisë e Britanisë ishte Margaret Thacher.

Ai është i martuar dhe ka pesë fëmijë. Ai ka qenë një ndër deputet veteran të fushatës pro-brexit , dhe me pikëpamje monarkiste, ndërkohë që gjithmonë ka votuar në parlament kundër martesave të personave me të njëjtin seks dhe kundër abortit.

Përtej kredencialeve të tij konservatore, ai gëzonte një respekt të madhe në mbarë spektrin politik në Britani, i njohur si një njeri familjar dhe tejet i angazhuar dhe konstruktiv në politikë.

Ai kurre gjatë karrierës së tij politikë të gjatë nuk ka mbajtur ndonjë post në kabinetet qeveritare në Britani, por ka qenë mjaft aktiv në prapaskenë.

Për kontributin e tij të gjatë në politike ai mori titullin kalorsiak, Sir në vitin 2015. Sir David bëhet deputeti i dytë që nga viti 2016 kur një tjetër deputete atëherë Labruiste Jo Cox u vra për qëndrimet e saj publike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA